Moisiu dhe Meidani: Presidenti duhet të zgjidhë krizën politike

Moisiu dhe Meidani: Presidenti duhet të zgjidhë krizën politike

400
0

Dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, teksa ishin pjesë e konferencës së lidershipit ballkanik, kanë folur për mediat në lidhje për krizën politike në vend. Moisiu dhe Meidani shprehen se pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, është detyra e Presidentit Ilir Meta për të zgjidhur krizën politike në vend. Po ashtu dy ish-presidentët u bërën thirrje palëve politike që të ndërgjegjësohen për të realizuar reformat si dhe për të vazhduar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Alfred Moisiu: Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara.

 

Rexhep Meidani: Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike.

 

Djegien e mandateve nga ana opozitës, Meidani e ka cilësuar si një veprim ekstremist, ndërsa thekson se tashmë është detyra e qeverisë që të paraqesë propozime për të zgjidhur krizën.

 

Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të  djegur mandatet,  Meidani, thotë se tashmë zgjidhjen e krizës politike në dorë e ka mazhoranca.

 

Rexhep Meidani: Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris. Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë.