Moderatorja e famshme denoncon Michael Jackson për abuzimet seksuale me fëmijë

Moderatorja e famshme denoncon Michael Jackson për abuzimet seksuale me fëmijë

389
0

Moderatorja e famshme, Oprah Winfrey, ishte përballë dy meshkujve që akuzojnë Michael Jackson se i ka përdhunuar kur ishin fëmijë. James Safechuck dhe Wade Robson janë dhe dy protagonistët e dokumentarit të ri “Leaving Neverland”.

Winfrey shprehet sesa i rëndësishëm dhe i fuqishëm është ky film, duke ndryshuar mënyrën sesi njerëzit mendojnë për abuzimet seksuale.

Kjo është një ngjarje shumë e ndjeshme për Oprah-n, e cila është përdhunuar kur ka qenë 9 vjeçe, njësoj si dy protagonistët, të cilët kanë qenë 7 dhe 10 vjeç në kohën kur ka ndodhur ngjarja.

Përfaqësuesit e moderatores së njohur folën për “Daily Mail” dhe u shprehën se Oprah denoncon Michael Jackson përmes fjalimit që mbajti në emision.

“Gjatë 25 viteve emision kam regjistruar 217 episode për abuzimin seksual. Përpiqem të përcjell mesazhin se nuk është vetëm abuzim, se është joshje seksuale. Por për mua ky moment kapërcen Michael Jackson. Është një moment në jetë që na bën të kuptojmë korrupsionin shoqëror. Është ndëshkim i njerëzimit. Po ndodh tani, po u ndodh familjeve, kjo ndodh në kisha dhe në shkolla, kudo. Kështu që nëse duhet t’u tregojmë sesi ndodh, atëherë mund të vijnë gjëra të mira”, tha Oprah gjatë emisionit.

Emisioni do të transmetohet të hënën.