Mjekja kineze thotë se ka prova: Kina e përhapi qëllimisht koronavirusin

Një virologe kineze pretendon se ka provat që tregojnë se koronavirusi u krjua në një laborator në Ëuhan dhe ishte Kina ajo që e përhapi në të gjithë botën.

 

Li-Meng Yan thotë se ajo ishte një nga të parat që hulumtoi virusin vdekjeprurës kur u shfaq, ndërkohë që u largua nga Hong Kongu pasi autoritetet kineze censuruan punën e saj.

 

Studiuesja më parë deklaroi se ajo mori një paralajmërim nga shefat për të heshtur kur rastet filluan të rriteshin në Kinë. Ajo tani ka botuar një letër të dytë më 8 tetor me titull, ‘SARS-CoV-2 është një armë e pakufizuar: Një e vërtetë e zbuluar përmes një mashtrimi të madh shkencor të organizuar’, ku synon të provojë pretendimet e saj.

 

Ajo deklaron se virusi është një produkt i modifikimit laboratorik që mund të krijohet në rreth gjashtë muaj duke përdorur një virus prototip në pronësi të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA).

 

“Ne përdorëm prova biologjike dhe analiza të thelluara për të treguar se SARS-CoV-2 duhet të jetë një produkt laboratorik, i cili u krijua duke përdorur një virus shabllon (ZC45 / ZXC21) në pronësi të laboratorëve ushtarakë të kërkimit nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze”, thuhet në letër. “Për më tepër, burimet dhe ekspertiza janë të gjitha në vend në Institutin e Virologjisë Ëuhan dhe institucione të tjerë të kontrolluar nga Partia Komuniste që lejojnë krijimin e SARS-CoV-2 në afërsisht gjashtë muaj,” shtoi ajo.

 

Studimet deri më tani kanë sugjeruar që lakuriqët e natës dhe pangolinat janë burimet e mundshme të virusit. Por Yan thotë se “asnjë virus i gjallë ose një gjenom i paprekur i RaTG13 nuk është izoluar ose rikuperuar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu kishte shkruar që virusi ishte lëshuar qëllimisht, transmeton Ibtimes.

 

 

“E rëndësishmja, ndërsa SARS-CoV-2 plotëson kriteret e një bioarme të specifikuar nga Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, ndikimi i tij është përtej asaj që është konceptuar për një armë biologjike. Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se shpërthimi i këtij patogjeni duhet të kishte qenë i qëllimshëm sesa aksidental,” thotë ajo.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *