Mirëseardhje alla-shqiptarçe/Nga Armand Bajrami

Mirëseardhje alla-shqiptarçe/Nga Armand Bajrami

824
0

Jam nje nga ata qe ka urryer policine greke cdo sezon veror apo ne festa fundviti kur bashkekombesit e mi torturohen ne radhe doganash. Ato ditet klasike ku fqinjeve ballkanas u “prishet” sistemi kompjuterik (per fat ne na ndodh vec kur kalon kufirin ndonje i kerkuar VIP).  Tre nete me pare, nje ndjesi inati me shtjelloi po per hir te ketyre radheve. Nuk ishin nga policia greke. Ishin nga ajo qe duhet ta duam (e qe s’te le ta duash). Zbrita ne Rinas ne oren 2:45 si nje nga 150-180 pasagjeret e nje avioni te ngritur ne Antalia. 10 minuta para nesh ishte ulur nje tjeter, i te njejtit kapacitet e itenerar. Gati 300 vete ne total, mes te cileve shume prinder me femije te vegjel prisnin ne radhe. Thuajse te gjithe, persona nga nje vend me me shume se 300 km vije bregdetare dhe qe kishin zgjedhur te pushonin jashte tij. Ne shtate sportele te dedikuara per shtetasit shqiptare punonin 3. Vetem 3.  S’iu binda rregullit per te mos perdorur telefonin ne nje zone ku ishte i ndaluar. Tre police te pergjumur po aq sa ata vocerraket qe vareshin supeve te prinderve. Te brishte ne veprime. Bute e bute. Fundja, do shtynin turnin. Pune e madhe per nja dy te moshuar, te pafuqishem, qe ishin te 45-tet.  Nuk di si i planifikon Komisariati i Rinasit sherbimet gjate nates. Dy avione ne ate ore nuk besoj se ishin surprize. As befasi.  Nuk do merzitem me me greket. Kur per ne nuk shqetesohen tanet, pse ta bejne ata?

p.s.

Per te qene i sinqerte jo te gjithe ndjeheshin te lodhur. Para sportelit te pare 4 vete u perfshine ne nje debat per radhen. Plot 25 minuta tone te larta zeri dhe fraza klishe nga “me njeh mua ti, e di se kush jam” deri tek “e sqarojme si te duash”.