
Çmimi i naftës në Shqipëri duket se nuk do të ndalë rritjen. Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri.
Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve,
por ende nuk ka një konkluzion se çfarë po ndodh dhe a është e justifikueshme kjo ‘çmenduri’ e shtrenjtimit të karburantit.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës thuhet se është situata mes Ukrainës dhe Rusisë, por gjithmonë në Shqipëri nafta ka qenë më shtrenjtë krahasuar me vendet e rajonit.
Rritja e çmimit të naftës shkakton një zinxhir rritjesh të çmimeve të produketeve të tjera, mielli është rritur ndjeshëm këto ditë, dukë bërë që edhe çmimi i bukës të ngrihet me 10-20 lekë në çdo furrë buke.
Por më e keqja është se çmimi i naftës jo vetëm që s’do ulet këto ditë, por madje pritet të shkojë deri në 250 ose 260 lekë litri.