Ministrja Gjosha një amvisë e mirë, qëron patate në Pezë

Ministrja Gjosha një amvisë e mirë, qëron patate në Pezë

619
0

Ministrja Gjosha duket se nuk e ka aspak problem të qërojë patatet bashkë me të rinjtë që kishin organizuar një piknik në Pezë. Pasi ka lënë lojrat, është afruar në kuzhinën e improvizuar duke e tjetërsuar procesin e gatimit në një argëtim më vete. Ajo ka ndarë në Facebook foto dhe video të ndryshme nga aktiviteti i sotëm duke  lëshuar një thirrje për të gjithë të rinjtë të jetojnë sa më shëndetshëm dhe duke i ftuar t’i rikthehen natyrës dhe sportit. Në fotot e mëposhtme duke qartë që ministrja Gjosha i është futur seriozisht punës, madje ka përveshur edhe mëngët. Në prononcimet e ndryshme në media, Gjosha është shprehur vazhdimisht se i pëlqen kuzhina e mirë dhe se ka mësuar të gatuajë gjatë kohës që studionte jashtë. Ajo është nënë e një djali të vogël dhe për të është e rëndësishme të ushqehet shëndetshëm.