Gjestet të cilat ju bëjnë më pak atraktiv: Shmangni këto dhe askush...

Gjestet të cilat ju bëjnë më pak atraktiv: Shmangni këto dhe askush nuk do t’ju rezistojë

483
0

Gjestet të cilat ju bëjnë më pak atraktiv: Shmangni këto dhe askush nuk do t’ju rezistojë. Shkencëtarët thonë se ka disa karakteristika të caktuara të cilat ju bëjnë të paraqiteni më pak atraktiv. Qëndrimi juaj, gjuha e trupit dhe etika e punës luajnë rol të rëndësishëm në atë se si tjerët ju perceptojnë. Por, me qëllim që t’i krijoni përshtypjet më të mira te tjerët dhe të dukeni atraktiv, atëherë duhet t’i shmangni këto trajta:

Mos u sillni keq

Në një studim të vitit 2014, shkencëtarët, përmes eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se personat e përshkruar si persona të cilët sillen keq, ishin kategorizuar si më pak atraktivë nga tjerët.

Stresi

Hulumtimet e publikuara në revistën Biology Letters kanë treguar se femrat të cilat kanë nivele të larta të kortizolit – hormon i stresit – janë më pak atraktive në sytë e meshkujve. Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë lodhje, dhimbje të shpinës, shtim të peshës, nivele të ulëta të libidosë, akne, pagjumësi, etj.

Mungesa e sinqeritetit

Gënjeshtrat shihen si një nga tiparet më së paku atraktive që një person mund t’i posedojë. Hulumtimet tregojnë se edhe gënjeshtra më e vogël mund t’i largojë tjerët nga ju.