Milioneri i skenës shqiptare, zbulohet çmimi i orës që mban në dorë...

Milioneri i skenës shqiptare, zbulohet çmimi i orës që mban në dorë Noizy

434
0

n_1471928989-440104Noizy është një ndër reperat më të paguar në skenën shqiptare dhe këtë e tregon edhe stili i tij i jetesës.

Në një vëzhgim të hollësishëm nga “revistaëho.com“, u zbulua se Noizy përveçse zotërues i pasurive të paluajtshme, ku përfshihen disa shtëpi e prona, është gjithashtu një koleksionues orësh të shtrenjta. E kemi parë disa herë të mbajë në dorë ora luksi si: Audemars Piguet, apo Rolex… Ora e fundit që mban në dorë, kushton më shumë se 70 mijë euro.

Në disa prej  faqeve online, në të cilat është në shitje edhe kjo orë e markës Rolex GMT II, e gjitha me diamante, shifrat për ta blerë variojnë nga 65 mijë deri në 80 mijë euro. Por pjesë e paraqitjes së përditshme të Noizy­t është edhe varësja prej ari, e punuar me gurë të çmuar me simbolin që identifikon grupin e tij OTR, që mendohet të ketë një vlerë prej më shumë se 15 mijë eurosh