Milani mposht Romën në San Siro, kuqezinjtë marrin fitoren e tretë rradhazi

Milani mposht Romën në San Siro, kuqezinjtë marrin fitoren e tretë rradhazi

228
0

Milani mposht Romën në San Siro, kuqezinjtë marrin fitoren e tretë rradhazi

Milani fitoi mbrëmë përballë Romës në San Siro me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan supersfidën e javës së 20-të në Serie A dhe nuk i lanë asnjë mundësi skuadrës së Mourinhos për të marrë pikë në Milano.

Kjo është fitorja e tretë rradhazi e Milan në kampionat dhe pak nga pak po kap ritmin e kryesuesve të Interit dhe Juventusit.

Adli ishte lojtari që zhbllokoi sfidën e mbrëmjes së djeshme në minutën e 11′. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në fraksionin e dytë të lojës Giroud dyfishoi shifrat në të 56-ën. Më pas Roma fitoi një penallti që u shdërrua në gol nga Leandro Paredes në të 69-ën, duke i dhënë shpresë ekipit për barazim.

 

Por Theo Hernandez i shuajti këto shpresa pasi në minutën e 84′ shënoi të tretin duke vulosur 3 pikët e kuqezinjve, të cilët konsolidohen në vendin e tretë me 42 pikë, 9 pikë larg Interit kryesues.