Meta në Konferencën e BSH: Shqetësues fakti që jepet kredi me përqindje...

Meta në Konferencën e BSH: Shqetësues fakti që jepet kredi me përqindje të ulët

360
0

Presidenti Ilir Meta në konferencën e Bankës së Shqipërisë deklaroi se BSH ka ndërhyrë në kohën dhe në masate duhura, ndërsa theksoi se situata makroekonomikë në Evropë ka ndikim në rajon.

Kreu i Shtetit cilësoi shqetësues faktin se bankat në Shqipëri japin kredi me përqindje të ulët.

“Politika e BSH ka realizuar zbutjen e efekteve negative. Zbatimi i politikës monetare konvencionale ka bërë ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë. Në tërësi kuadri i politikave të ndjekura nga BSH në drejtim të rritjes së rezervave valutore, zbutjes së ndikimi negative, kursit të këmbimit të normave trë inflacionit, janë element të rëndësishëm të një opakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik dhe financiar që duhen mbështetur.

Megjithatë mbetet shqetësues fakti që bankat në shqipëria kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, ato japin kredi ne një përqindje shumë të ulët nga dispozitat që disponojnë”, tha Meta.

“Sipas Bankës Qendrore Europiane një nga arsyet pse bankat kanë frenuar investimin në Shqipëri lidhet me dobësitë në sundimin e ligjit. Për këtë arsye një kthim dhe forcim në shinat e ligjshmërisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, të funksionimit të plotë, të shpejtë e të qëndrueshëm të gjyqësorit si dhe lufta komplete ndaj korrupsionit do sillte një ndikim tejet pozitiv jo vetëm në të mirë të vendit, por edhe mbi efektivitetin banker mbi ekonominë shqiptare”, deklaroi presidenti.