Mësoni si do jetë moti sot

Mësoni si do jetë moti sot

486
0

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë deri në mesditë ku vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu në qendër dhe jug, por shira të izoluar në Veri. Nata sjell përmirësim të kushteve atmosferike.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C maksimumi.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Shperndaje