Merrmi masat! Tirana dy ditë pa drita! Njihuni me zonat dhe oraret!

Merrmi masat! Tirana dy ditë pa drita! Njihuni me zonat dhe oraret!

536
0

Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se sot dhe nesër (data 4-5 prill) do të punohet në N/stacionin Tec Kombinat për instalimin e sistemit të matjes, në intervalin kohor 08:00-16:00. Në kuadër të këtyre punimeve, në datë 4 Prill zonat që do të mbeten pa energji elektrike jane:

Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Fshatrat: Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet.

Ndërsa në datë 5 Prill zonat që mbeten pa energji jane:

Rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre, Shkolla Edukimit.