Mëngjes: Qumësht të skremuar me 3 lugë tërshërë, 1⁄2 banane dhe fara liri (të
zbutura në qumësht për rreth 1 orë në frigorifer), 1 lugë vaj peshku (preferoni të mëlçisë së merlucit).
• Paradite: 1 çaj mali me pak rigon dhe dafinë, 1 lugë të vogël mjaltë dhe 1 vezë të zier me pak vaj ulliri dhe rigon, 1 portokall.
• Drekë: Sallatë me lakër të bardhë, karotë, majdanoz të marinuar me limon, pak va farash kungulli dhe hudhër.
Pure patatesh me pak qumësht dhe majdanoz, 120gr gjoks pule me salcë mustardë.
• Pasdite: 1 fetë bukë thekre me salcë specash të kuqe dhe gjizë, 1 kivi.
• Darkë: Spinaq burani me pak oriz, 1 kupë trahana të thartë me djathë dhie dhe pak bukë thekre, 1 kupë kos me hudhra, kastraveca dhe kopër.
• Para gjumit: 1 çaj kamomil ose farash finoku me mjaltë./ Shendeti.com.al./