MENDIMI POLITIK DHE SHOQËROR NË LINDJEN E MESME BASHKOHORE.(Ribotim)Kemal H. Karpat

MENDIMI POLITIK DHE SHOQËROR NË LINDJEN E MESME BASHKOHORE.(Ribotim)Kemal H. Karpat

664
0

Botime “ALSAR”

Në traditën e mbështetjes së pakursyer të botimeve,  Fondacioni “ALSAR” dhe Presidenti i saj zoti Mehdi Gurra vjen në këtë fushë me një risi sikur është ribotimi i përmirësuar i librit     “Mendimi politik dhe shoqëror në Lindjen e Mesme bashkohore”

Kemal H. Karpat është diplomuar në Kolegjin e Mësuesisë në Rumani dhe Shkollën e Drejtësisë në Stamboll. Dr Karpat fitoi titullin master nga Universiteti Ëashington dhe atë të doktorit të shkencave nga Universiteti i Neë Yorkut. Dr Karpat tani  është profesori i shquar i  historisë  dhe shefi i katrës së  Programit të Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin e Ëisconi si dhe redaktor i Journal of Turkish Studies. Dr Karpat ka qenë  anëtar i sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe ka ligjëruar në Universitetin Shtetëror Montana, Universitetin e Neë Yorkut, Universitetin John Hopkins dhe disa universitete në Turqi. Kërkimet e dr Karpat janë publikuar në libra të ndryshëm si : “Politika e Turqisë” (1959), “Themeli shoqëror i nacionalizmit në Shtetin Osman” (1974), “Gecekondu, Migrimi rural dhe urbanizimi”(1976), “Politizimi i Islamit. Rindërtimi i indentitetit, i fesë dhe i komunitetit në Shtetin Osman të vonshëm”(ALSAR 2016), “Popullsia osmane 1830-1914. Karakteristikat demografike dhe shoqërore” (ALSAR 2016) si dhe libri i fundit “ Mendimi politik dhe shoqëror në lindjen e mesme bashkohore.” (ALSAR  2018)

Kemal H. Karpat do të vinte në këtë ribotim të këtij volumi pas suksesit absolut të botimit të parë. Është një volum që më shumë se një lexuesi të thjeshtë i ofron studiuesëve të çështjeve të Lindjes së Mesme një qasje të drejtpërdrejtë të mendimit bashkohorë politik dhe shoqëror në atë hapsirë gjeografike, por jo vetëm. Ky libër vjen me një serë ndryshimesh nga libri “mëmë”ai i botimit të parë të disa viteve më parë. Z. Karpat i ka bërë  një analizë të thellë mendimit dhe mjedisit  shoqëror dhe politik të  këtij rajoni. Libri përbëhet nga një hyrje e përgjithëshme dhe nga katër pjesë kryesore, arabe, turke, iraniane dhe izraelite, ku për çdo vend ka autorë me përfaqësuesit kryesor të tyre, por jo vetëm sepse autori ka studjuar dhe përzgjedhur materialet që janë më të qënësishme dhe më aktuale. Duke qenë një njohës i mirë i këtij rajoni ai ka ditur të redaktojë ata autorë dhe material që e njohin këtë realitet kaq specific. Z Kemal e ka përshtatur materialin në mënyrë të tillë që studiuesi perëndimor por edhe opinioni i gjerë të kenë një qasje të drejtpërdrejtë në idetë mendimet dhe aspiratat e banorëve të Lindjes së Mesme dhe këtë profesori redaktor e ka  interpretuar dhe riformuluar brenda korrnizave të vlerave, mënyrave të të shprehurit jo simbas tendencave ideologjike perëndimore, por sikur janë realisht se ndryshe ato do të çojnë në një shtrembërim dhe shpërfytyrim të këtij realiteti. Në këtë ribotim redaktori ka përzgjedhur materile që për ideologjinë e Lindjes së Mesme të merren vetëm gjykime të kualifikuara, sepse edhe ideologjia nga vetë natyra e saj është subjektive dhe e përshtatur për kushte të veçanta që e kanë shkaktuar atë apo huazuar atë  realitet. Këtë filozofi autori e ruan me fanatizëm përgjatë gjithë këtij ribotimi kaq interesant. Libri është aq shterues dhe aktual sa mund të shërbejë si një manual ekselent për dipllomatët e vendeve të ndryshme të Botës, që “dipllonojnë” në ato zona por jo më pak edhe si një material nga specialistët, si libër referencash, ashtu edhe nga mësimdhënësit, si tekst mësimor apo në kurset për Lindjen e Mesme, si në Perëndim ashtu edhe në atë zonë . Moria e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon e bëjnë shumë të domosdoshëm  këtë material kaq shterues që  mund të shërbejë si libër leksion për zbërthimin e kësaj zone që përmban në vetvehte një rebus shumë të ndërlikuar  në zhvillimin e mardhënieve midis vetes por  edhe në lidhje me fqinjët. Autori redaktor në materialin ribotues ka bërë një serë ndryshimesh të cilat kanë patur për qëllim si përditësimin e ngjarjeve ashtu edhe atë që ta bëjën librin për përdorim në klasë, si për ligjërim ashtu edhe për  shkrim esesh. Njëherazi me këto ndryshime autori ka dashur të sigurojë njëfarë  analize më të thellë mbi rrymat e ndryshme të mendimit dhe mjedisin e tyre shoqëror dhe politik, me qëllim për ta nxitur interesimin e studentit për lexim të mëtutjeshëm dhe hulimtim mbi temën, pra libri është një material i pastër didaktik dhe dipllomatik. Autori është përballur me mundësi  metodologjike të ndryshme. Ai i ka klasifikuar rrymat e mendimit në kategori të ndryshme, me karakteristika të përcaktuara mirë dhe t’i përzgjedhë tekstet në përputhje me këtë kriter.Ai ka ndjekur  një qasje historike dhe ka përzgjedhur materialin për ta treguar, hap pas hapi, zhvillimin e një rryme mendimi të caktuar. Redaktori ka pranuar si material të librit ato që  kanë qenë të qarta dhe gjithëpërfshirëse dhe jo duke u ndikuar nga vendi apo ndikimi i tij në shoqëri. Autori ka patur si  kriter kryesor në përzgjedhjen e materialeve duke u nisur në radhë të parë nga rëndësia e çështjeve dhe  së dyti nga  personaliteti apo stili i autorëve.

Prof Kemal H. Karpa, shprehet se për përzgjedhjen e materialeve dhe studimin e  çështjeve në këtë libër . “Qëllimi im ishte të grumbulloja tekste, që do të jepnin një tablo sa më të gjerë jo vetëm të rrymave kryesore politike e shoqërore në atë hapsirë, por po ashtu edhe të grupeve shoqërore të ndryshme, mendimeve vetëinterpretuese, shkaqeve të ndryshimit dhe të ngjashme. Unë kam ndjekur një metodë tërësisht empirike në përzgjedhje në materialit për këtë libër. Fillimisht, nga burime të ndryshme, kam tubuar një listë autorësh dhe tekstesh që kanë të bëjnë me mendimin politik dhe shoqëror në Lindjen e Mesme. Kurset e mia në Universitetin e Neë Yorkut dhe një përmbledhje paraprake e përpiluar për një seminar veror në Universitetin Columbia, shërbyen si hapa përgatitorë.”

Shperndaje