Meçorapaj: Fundi i regjimit lajmërohet gjithmonë në Zërin e Amerikës

Meçorapaj: Fundi i regjimit lajmërohet gjithmonë në Zërin e Amerikës

380
0

Deputetja demokrate Nada Meçorapaj, thekson se publikimi i përgjimeve të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, në fillim në administratën e lartë shtetërore dhe më pas të ‘rastit Dako’ dëshmojnë se ‘regjimi i Ramës’ nuk shihet më në Uashington si ‘thjesht i korruptuar’, por si ‘i rrezikshëm’. Në një reagim në rrjetin social FB, Meçorapaj thotë se Zëri i Amerikës u bë lajmëtari, jo vetëm i ndryshimit, por edhe i fundit të regjimit komunist.

Statusi i plotë

Të dashur miq dhe mbështetës: ata që kanë një kujtesë, sado të zbehtë, të vitit 1990 e mbajnë mend efektin e madh të radios Zëri i Amerikës ndër shqiptarët që kërkonin t’i shpëtonin izolimit. Zëri i Amerikës ishte jo vetëm lajmëtari i një bote tjetër, por edhe siguria se nuk ishim vetëm. Sidomos ata që vijnë nga familje të përndjekura nga komunizmi duhet ta kenë ndjerë më fort këtë.

Zëri i Amerikës u bë lajmëtari, jo vetëm i ndryshimit, por edhe i fundit të regjimit komunist.

Historia duket se po përsëritet, edhe pse në kontekst tjetër. Publikimi i përgjimeve të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, në fillim në administratën e lartë shtetërore dhe më pas të ‘rastit Dako’ dëshmojnë se ‘regjimi i Ramës’ nuk shihet më në Uashington si ‘thjesht i korruptuar’, por si ‘i rrezikshëm’.

Ne nuk duhet të gëzohemi që vendi ynë qeveristet keq, por të jemi të gatshëm që ta qeverism siç duhet. #nejemindryshe #PD