
Pas divorcit nga ish-bashkëshorti, moderatorja Rudina Dembacaj zyrtarizoi lidhjen ish-deputetin Mark Frroku.
Rudina postoi disa foto krah partnerit të saj të ri, ku tregoi se tashmë ndajnë së bashku edhe një biznes.
Së fundmi çifti kanë nisur pushimet e para së bashku dhe kanë zgjedhur të shkojnë në Venecia, Itali.
Nga atje Rudina nuk ka nguruar të publikojë foto, ku çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Moderatorja e ka shoqëruar postimin me një emoji që tregon se është shumë e dashuruar.