“Më kërkoi t’i marr dashnoren në emision”, habit Gjergj Leka: Ishte një...

“Më kërkoi t’i marr dashnoren në emision”, habit Gjergj Leka: Ishte një nga drejtuesit e RTSH-së, e them dhe me emër…

1239
0

Gjergj Leka i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer se në karrierën e tij ka vendosur të mos bëhet i bindur në çdo kërkesë absurde që vjen nga ana e drejtuesve.

 

Kantautori ka treguar se gjatë punës në RTSH një nga drejtuesit i ka kërkuar që të bëjë pjesë të emisionit ‘dashnoren e tij’, por me shpirtin rebel Gjergji nuk ka pranuar.

 

“Unë kam mbetur ai që jam. Dua të mos kem një shef që të më thotë bëje këngën kështu siç them unë, ose vëre një çikë emrin e dashnores time në program. Po, po më ka ndodhur vazhdimisht.

 

Unë e lashë programin në RTSH vetëm se guxoi të më thoshte këtë një nga drejtuesit. ‘Vëre një çik këtë në program’, tha. Tët ëmë t’vej aty i thashë. E them dhe me emër po të doni,”– është shprehur Gjergj Leka në emisionin “Rreze dielli”.