Me fustan të shkurtër dhe dekolte të hapur, Enca ‘tërbon’ të gjithë...

Me fustan të shkurtër dhe dekolte të hapur, Enca ‘tërbon’ të gjithë meshkujt në Tropojë

386
0

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është në përfundim e sipër të xhirimeve të filmit më të ri me Ermal Mamaqin.

Ajo ka bërë të ditur ditë më parë se ka vendosur që t’i futet edhe rrugës së aktrimit, për të sjellë një projekt interesant kinematografik me komedianin e njohur.

Së fundmi, Enca ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, nga xhirimet e kryera sot në Tropojë.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, këngëtarja është dukur mjaft atraktive dhe provokuese në këtë paraqitje.

Teksa është freskuar me erashkë në dorë, në momentin e shkrepjes së fotografisë, shihet se sytë e të pranishmëve kanë qenë të gjithë nga ajo.

Këtë gjë, Enca e bëri të ditur edhe në mbishkrimin e fotografisë.

“Nuk e di pse më shihnin këta xhaxhat, ndoshta e dalluan qe s’jam e zonës”, ka shkruar këngëtarja.