Burime pranë saj tregojnë për Who, se ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të “Jo vetëm modë”, në të cilin për 5 vite bëri si autoren, ashtu edhe moderatoren. Pas pushimeve verore, pritet që Floriana, së bashku me gjysmën e saj, të fluturojë drejt Gjenevës ku do të nisë një kapitull të ri.