Martohet vajza e Stefi Priftit/ I ati e shoqëron në altar: Nuk...

Martohet vajza e Stefi Priftit/ I ati e shoqëron në altar: Nuk ka gjë më të bukur për mua

437
0

 

Vajza e këngëtarit të mirënjohur korçar Stefi Prifti, ka kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë në martesë.

Me një emocion të papërshkrueshëm, Stefi ka shoqëruar vajzën e tij në altar, ndonëse në këtë moment kaq të veçantë ka munguar bashkëshortja e ndjerë e këngëtarit, Marina.

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht”, shkruante Stefi në Facebook.