Marlindi – Mes dhe lotëve dhe dhimbjes të dyja më zgjuan...

Marlindi – Mes dhe lotëve dhe dhimbjes të dyja më zgjuan muzikën.Reperi : – Pas humbjes së babait shkrova më shumë muzikë.

63
0
Marlindi emri i tij artistik reper 22 –  vjeçar.I lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Vlorës si një vlonjat shumë i talentuar një reper që së fundmi dhe si një fillim Viti i Ri 2025 starton me disa projekte të tij në bashkëpunim meKing Studio Records” dhe i ftuar në një këngë që pritet të lançohet së shpejti nga emra të njohur të muzikës Shqiptare si një nga projektet ku ai shpreh talentin për muzikën rap.
Marlindin e gjen shpesh në studion e tij muzikore,duke punuar madje shprehet se fle vetëm pak orë dhe se puna në studio i gjeneron shpirtin dhe zemrën në fjalët e hedhur në tekste, dhimbje të shkruara në fjalë,dhe buzëqeshje që rrallë herë të kthyera në lot.Dita e tij nis me kafen e mëngjesit dhe me përshëndetjen e nënës, ku ai i përkushtohet shumë në kohën që ai ndan mes muzikës dhe nënës.I ftuar në disa evenimente muzikore në qytetin e Vlorës por dhe me tej,ai ndan me lexuesin tonë pjesë nga talenti ,nga jeta mendimet ku nuk hezitoj në kohën e tij,për intervistën tonë madje e gjetëm duke shkruar në studion e tij gjysmë të ndriçuar.Na ofrohet të na qerasë me ndonjë pije çfarë ju ndodh me zemër vlonjati,por as ne nuk ja kthyem dhe nisëm intervistën.
Vizion.al – Si lindi muzika tek ty Marlind?
Marlind – Muzika tek mua lindi kur babi im ndërroi jetë, që i vogël dëgjoja shumë muzikë e vetmja gjë që me kuptonte ishte muzika , dhe teksti i parë që kam shkruajtur ka qenë dedikim për babin tim: Aty nisi gjithshka me vitin 2020.Vazhdoja te shkruaja tematika të ndryshme që përshkruajnë jeten time por edhe këngë ritmike në rrymën që unë shkruaj.
Vizion.al – Ku ke studiuar? Nga familja juaj ndjek dikush  rrugẽn drejt muzikẽs?
Marlind -Unë kam ndjekur një shkollë që nuk ka lidhje fare me muzikën, për indrustri dhe teknologji. Nga familja ime nuk ndjek njeri rrugën drejt muzikës.Unë vij nga një familje e thjeshtë si babai i cili ka qenë njeri i thjeshtë dhe punëtor por dhe mami e thjeshtë e dashur e respektuar kudo. Tronditja më e madhe lindi tek unë kur humba babain, aty më erdhi dhimbja e fortë në jetë dhe doja të ngushëllohesha me veten jo se nuk krijoja muzikë por mbas humbjes së babait në vitin 2020 ajo u zhvillua shumë dhe erdhi  më fort tek unë.
Vizion.al – Të jesh njẽ Reper ẽshtẽ e vẽshtirẽ nẽ Shqipẽri?
Marlind -Shumë e veshtirë është jo vetëm te jesh një reper , por çfardo lloj arti të bësh , është vështirë sepse në qoftëse nuk ke të ardhura mjaftushme financiare mbetesh në hije.Në botë psh ti konkuron në ndonjë kompeticion muzikor nëse je talent nuk ta ha njeri hakun,të japin atë që meriton ndërsa këtu tek ne ka brryla,dhe talenti vdes.Vizion.al – Kujt do ja dedikoje suksesin dhe muzikën nẽse do arrije njẽ çmim nẽ ndonjẽ event dhe pse ?
Marlind -Nëse do fitoja ndonjë çmim në ndonjë event muzikor ajo dihet , do ja dedikoja familjes sime që deri këtu ku kam arritur sot me mundësitë e mia,është falë mbështetjes dhe dashurisë së tyre nëse do fitoja ndonjë çmim në ndonjë event,si nënës sime por dhe babait që nuk jeton më, por duket sikur është me mua kudo.
Vizion.al – Reperi jot mẽ i preferuar?
Marlind -Skam ndonjë reper të preferuar të çmendur që mund të çmendem pas tij me imitacione,por dua të them që një ndër reperat që është universal flown, më pëlqejn shumë tematikat dhe mënyra e stilit qe ai zgjedh i cili është Eminem.Vizion.al -Temat e kẽngẽve tẽ tua pẽr çfarẽ flasin mẽ tepẽr?
Marlind -Tematikat e këngëve të mia janë të thjeshta, për problemet jetës sepse muzika rap këto shpreh në përgjithësi.Më shumë ato flasin për tematikat sociale, por thonë jam shumë i dukshëm edhe në stilin regaton ndonjëherë.Gjëja që ma thonë shpesh veç repit është dhe gjeja që njerëzit pëlqejnë më shumë tek mua temat sociale në këngë ,por nuk lë pa përmendur edhe dashurinë sepse është pjesë e jetës pa të njeriu nuk merr frymë.
Vizion.al -Ku e gjen inspirimin Marlindi ?
Marlind – Inspirimin e gjej tek çfarëdo forcë jete. Por më tepër inspirohem kur kthej kokën pas dhe shikoj të kaluarën time plot sfida pengesa dhe vuajtje.
Vizion.al -Eventet e fundit qē ke marrẽ pjesē ?
Marlind -Eventi i fundit që kam marrë pjesë ka qenë në vitin 2023 ” Festa e Këngës Shqiptare ” edicioni 4 organizuar nga producenti dhe kompozitori Gjergj Leka i cili më ftoj pa hezitim dhe dua ta falenderoj ku i pëlqeu muzika ime dhe më hapi derën kur i thonë në gjuhën e popullit  në ” Festën  e Këngës Shqiptare ” në  “News 24”
Vizion.al -Pse ẽshtẽ e vẽshtirẽ tē krijosh  muzikẽ dhe art nẽ Shqipẽri?
Marlind -Si e thashë dhe pak me lartë është e vështirë të shkruash muzikë dhe të bësh art në Shqipëri për shkak të mundësive financiare por në vendin tonë si Shqipëria, nuk ka shumë mundësi ku artistat e rinj të promovohen në evenimente të mëdha muzikore, mendoj se ka dy mënyra ose me miq ose me para.Vizion.al -Njē mesazh pẽr gjithẽ artistẽt producentẽt dhe muzikēn nẽ pẽrgjithẽsi?
Marlind – Do ju drejtohesha me një fjalë këtu përfitoj nga rasti të falenderoj mikun tim dhe ai një producent muzikor “Albano Merkaj “emri i tij artistik është “Albi realb King’s “që më fton në studion e tij “King Records për bashkëpunime të vazhdueshme herë pas here dhe për ide muzikore.Gjithashtu dua ti drejtohem dhe producentëve që janë të shumtë me një fjali . – Zgjatini dorën kur shihni njerëz të talentuar ti rizgjoni dhe ti sillni në jetë kur i shihni që kanë rënë moralisht,dhe pa asnjë mundësi financiare që kanë por që brenda tyre kanë artin të cilitdo arti që i përkasin dhe bëjnë.Ndërsa për artistët do thoja ti largojnë me njëri- tjetrin smirat personale në muzikë por të bëhen një dhe të promovojnë kulturë sepse janë elita e këtij vendi, pa inate personale pa smira dhe pa xhelozira.Të bëhemi bashkë për të promovuar të bukurën.Ndërsa për muzikën do thoja sa të kemi mundësi ta  ngremë lart atë duke promovuar kulturë jo dhunë dhe vulgaritete  dhe në tekste të jemi sa më origjinal ku muzika dhe fjala të flasi dhe të këndohet Shqip.
Gazetar : Alfred Meminaj
Shperndaje