Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit anglez, Manchester City, i shkaktoi debakël me rezultat 6:0 Chelseat, në ndeshjen derbi të javës së 26-të të Premier League. As laiku më i madh nuk ka pritur një fitore aq bindëse të Cityt, sidomos ndaj Chelseat që ka ekip mjaft të mirë. Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola që nga minuta e parë shkelën gjithçka në fushë dhe madje në minutën e 25-të arrijnë epërsinë në 4:0. Chelsea pësoi humbje të rëndë, prej më të rëndave që mbahet mend në historinë e këtij kolektivit, kurse City i ka kënaqur me lojë e rezultat shikuesit e saj në stadiumin në “Etihad”. Golat i shënuan: Sterling (4′), Aguero (13′, 19′ e 56′-nga penalltia), Gundogan (25′), Sterling (80′). Argjentinasi Sergio Aguero ka qenë në formë të madhe, shënoi het-trik dhe i shkaktoi edhe një humbje shumë të rëndë të kaltërve.
Liga e Anglisë
Man. City-Chelsea 6:0 (4:0)
Tottenham-Leicester 3:1 (1:0)
Brighton-Burnley (Sa.) 1:3 (0:1)
Liverpool-Bournemouth 3:0 (2:0)
Huddersfield-Arsenal 1:2 (0:2)
Watford-Everton 1:0 (0:0)
- Palace-West Ham 1:1 (0:1)
Southampton-Cardiff 1:2 (0:0)
Fulham-Man. United 0:3 (0:2)
Tabela
- Manchester City 27 21 2 4 65
- Liverpool 26 20 5 1 65
- Tottenham 26 20 0 6 60
- Manchester Utd 26 15 6 5 51
- Arsenal 26 15 5 6 50
- Chelsea 26 15 5 6 50
- Wolves 25 11 5 9 38
- Watford 26 10 7 9 37
- Everton 27 9 6 12 33
- West Ham 26 9 6 11 33
- Bournemouth 26 10 3 13 33
- Leicester 26 9 5 12 32
- Crystal Palace 26 7 6 13 27
- Brighton 26 7 6 13 27
- Burnley 26 7 6 13 27
- Cardiff 26 7 4 15 25
- Newcastle 25 6 6 13 24
- Southampton 26 5 9 12 24
- Fulham 26 4 5 17 17
- Huddersfield 26 2 5 19 11