Luani është një nga shenjat më të keqkuptuara të zodiakut, falë stereotipeve të mëposhtme që në fakt janë tërësisht të gabuara. Mund të duken arrogantë, kryeneçë dhe egoistë, por nëse do i njihnit vërtetë do të kuptonit që njerëzit e lindur nën shenjën e luanit janë zemërgjerë, besnikë, të sinqertë! Tiparet e mëposhtme nuk duhet t’ia vishni një luani sepse ai nuk është i tillë:
QENDRA E BOTËS
JO, luani nuk do të jetë në qendër të vëmendjes! Ata duan të jenë qendra e vëmendjes vetëm për të dashurin e zemrës, sepse në një dhomë me të panjohur, luani më shumë do të dëshironte të ishte i padukshëm sesa në qendër të vëmendjes.
Mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe si të tillë duhet të trajtohen
Respekti fitohet dhe nuk imponohet !Luani është i këtij mendimi, ndaj mos mendoni se ai pret të trajtohet si “mbret” ! Ai arrin të fitojë respektin tuaj përmes veprave dhe sjelljeve të tij!
E bëjnë qimen tra
Thuhet se luani pëlqen ta shndërrojë në dramë çdo ngjarje, por kjo nuk është e vërtetë.
Nuk duan të kenë gjithçka nën kontroll, por nëse e dinë se të tjerët nuk do e bëjnë punën si duhet, ata do tentojnë të marrin përsipër gjithçka. Luani nuk është i fiksuar pas përsosmërisë, por kur dinë ta bëjnë diçka, nuk duan ta lënë në dorë të tjerëve.
Janë të ftohtë si akulli e në vend të zemrës kanë një gur ! Kjo nuk është e vërtetë .
Luani thjesht nuk i tregon hapur emocionet, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të ndjeshëm. Luani është ndër shenjat e pakëta që do t’ju gjendet pranë në çdo kohë kur ju të keni nevojë për ta.
Egoistë
Luani është një shenjë e vendosur që nuk tërhiqet nga synimet që i vendos vetes, por kjo nuk e bën atë një shenjë egoiste. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë kanë prioritete, por nëse lista është e gjatë dhe ju nuk jeni në krye, mos e merrni personale ! Nuk është faji juaj, thjesht luani është i përqëndruar të arrijë diçka tjetër “më të madhe në jetë” sesa thjesht një lidhje.
Jo rrallë herë ndodh që luani të jetë i turpshëm e të ketë vështirësi të krijojë lidhje të reja me njerëz të panjohur! Ata janë të lumtur në rrjetin e tyre të ngushtë dhe nuk duan të njihen si “popullorë”.
Arrogantë
Është vetëbesimi i lartë i luanit, ai që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë arrogantë. Sjellja e tyre “frikëson” të tjerët , por nuk e bëjnë me qëllim.
Luani është për cilësinë mbi sasinë, por nuk duhet t’i merrni për materialistë ! Ata vlerësojnë përkushtimin dhe dashurinë tuaj mbi gjithçka, ndaj mos mendoni se do të fitoni zemrën e luanit me bizhuteri të çmuara appo gjithçka tjetër që blihet me lekë.