LGBT ‘sfidon” opozitën….parada jonë më 13 maj

LGBT ‘sfidon” opozitën….parada jonë më 13 maj

500
0

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT bëjnë të ditur se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sot, organizatorët e Paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhviluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar. Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulëzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. U ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë 13 Maj. Nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në Bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut (Rr. Ibrahim Rugova) dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën Vasil Shanto dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.