La familjen për të punuar në Gjermani, vajza kërkon bekimin e nënës

La familjen për të punuar në Gjermani, vajza kërkon bekimin e nënës

550
0

Ajo ishte vetëm 6-vjeç kur babai i saj u nda nga jeta, duke lënë e lënë vetëm me të ëmën dhe 5 fëmijë. Antigona, e cila u bë pjesë e rubrikës “Kam një mesazh për ty” ka treguar vështirësitë e jetës kur i ati u nda nga jeta dhe e ëma duhej të përkujdesej për gjithçka. Por tashmë që ajo vet është e rritur dhe nënë e dy fëmijëve i është dashur të emigrojë në Gjermani ku punon si infermiere.

 

Ndonëse nëna e saj Zoje nuk ishte dakord me këtë vendim, sërish Antigonës i është dashur të largohet.

 

“Kisha një punë në Shqipëri, kam punuar katër vite në Qendrën Shëndetësore në Has, por të ardhurat nuk mjaftonin për familjen dhe mendova të emigroja në Gjermani për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve. Unë isha 6 vjeçe kur babai vdiq nga pneumonia, ne ishim 3 motra. Mami ishte shtatzënë kur babai vdiq, mendonim si do vazhdoj jeta jonë. Mbaj mend që shkova në klasën e parë jo si gjithë të tjerët, na mungonin rrobat e reja, të gjitha vajzat fillonim shkollën, mami merrte borxh për librat dhe veshjet tona. Na kapte Viti i Ri pa shlyer borxhet. Edhe pse fëmijë në vend të luaja unë shkoja dhe punoja me mamin në fshat me pesha të rënda. Momentin që unë mbarova shkollën e lartë gjeta punë në Has dhe mami mendoi që do e kem afër dhe ka një punë, nuk do ndahemi më. Unë fillova kurs në Tiranë për gjermanishten, por mami trishtohej. Ti ke një vend pune, ke fëmijët. Mami jeton vetëm dhe më justifikohet, gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët janë këtu. Djali është i lidhur me mua, më mungon zgjimi i mëngjesit me ata, gjithçka sa kanë edhe mungesë oreksi. Kur jam në turnet e natës duhet të fle ditën dhe nuk flas me fëmijët,”-është shprehur Antigona.

 

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” në Tv Klan ajo ka thirrur nënën e saj për t’i kërkuar nënës së saj bekimin për ikjen e saj në Gjermani.

 

“Unë sot të kam thirrur për të thënë se dua të marr në Gjermani dhe kërkoj bekimin tënd që kam ikur. Unë e di që ti nuk ishe dakord, nuk të pëlqente që unë do largohesha, por e kisha të domosdoshme. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne,”-është shprehur Antigona.

 

Ndërkohë duket se nëna e saj ja ka dhënë bekimin. “Më dhimbsen vajzat e tjera, nuk më pëlqen të rri andej, por tani e ka bekimin tim për ikjen në Gjermani”.