Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të Harvard

Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të Harvard

239
0

Shkruar nga Liberale

Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të

 

Studimi më i gjatë i realizuar ndonjëherë për lumturinë njerëzore ka zbuluar disa të dhëna që kanë habitur jo pak për lidhjen e ngushtë me shëndetin dhe përmbushjen në jetëgjatësi.

 

Sipas Dr. Robert Waldinger, i cili është drejtuesi i studimit dhe psikolog në profesion, çelësi i shëndetit dhe lumturisë janë marrëdhëniet.

 

Studimi ka përmbledhur shpjegimin për këtë çështje duke theksuar se marrëdhëniet e ngushta sociale janë vendimtare për mirëqenien në çdo moshë.

 

“Me marrëdhënie të mira njerëzore secili prej nesh jeton i lumtur dhe i shëndetshëm”, thonë studuesit. Të dhënat e analizuara zbuluan se personat me marrëdhënie të mira sociale janë të predispozuar të mos sëmuren nga diabeti, artriti apo sëmundjet kronike të tjera.

 

Hipoteza kryesore e studimit u ngrit mbi rregullimin e niveleve të stresit nga marrëdhëniet e afërta, të cilat e ndihmojnë trupin të qetësohet dhe t’i rikthehet ekuilibrit.

 

Më shumë se 40% e të rriturve thonë se ndihen të vetmuar shpesh ose gjithmonë. Pjesëmarrësit që kishin zhvilluar marrëdhënie herë pas here ishin shpërblyer me momente më të mira gjatë jetës. Por secili prej tyre thekson se marrëdhëniet nuk ndërtohen nga hiçi. Ato kanë në bazë punë të vazhdueshme, tolerancë, respekt dhe mirëkuptim.

 

E njëjta gjë vlen dhe për martesën, e cila sipas Waldinger, me gjithë uljet dhe ngritjet kontribuon ndjeshëm në jetëgjatësi.