Se fundi nga pena jo te panjohura per opinionin e gjere po nxitet nje perplasje midis Cameve dhe minoritetit grek, vecanerisht ne Himare. Ne qender te debatit eshte kauza e pronave qe parimisht eshte nje e drejte e patjetersueshme dhe individi duhet ta kerkoj ate deri ne realizmin e plote. Kur themi individi kemi parasysh cdonjerin, pavaresisht nese eshte cam, apo grek, nese jeton ne shqiperi apo Greqi dhe Europe.
Thene kete, kush ka nje fije arsye e kupton se rasti I Cameve dhe problemit te nje pakice greke ne Himare te cileve po u rezikohen shtepite dhe pronat nga pushteti, sipas tyre I korruptuar gjere ne palce, eshte I njejte. Ata duan te ruajne pronat e tyre ne Himare dhe camet duan tu kthehet e drejta e munguar e pronave ne Greqi dhe jo vetem.
Sigurisht qe ne te dy krahet ka politikane qe duan te perfitojne nga situate qe sa me e tensionuar qofte, aq me shuma vota e pushtet u sjell, por keta nuk kane te bejne aspak me hallin e pronave te individeve, por me interesa partiake.
Sigurisht qe ne parim te dyja palet, nese demostrohen me arsye, duhet te mbeshtesin njeri tjetrin dhe te tejkalojne interesat partiake te cilat nuk duhen injoruar, por perdorur ne sensin pozitiv. Rezulton qe edhe pa partite nuk behet dot sepse ne nje vend si Shqiperia, ku pushteti eshte mbi shtetin sigurisht rezikon te mbetesh si peshku pa uje dhe te mos realizosh te drejten tende…
Parimisht per ta mbyllur kete hyrje te shkrimit, dua te them se emocioni dhe pasioni I pakontrolluar nga aresyeja te con ne rruge te gabuar. Nese vazhdohet me koncepte te se vjetres qe ata jane armiqte tane dhe ne jemi me te miret dhe me te drejten te padiskutueshme, sigurisht qe vetem prishim pune dhe nuk ndreqim…
Rasti I Enkel Demit, Arben Lalles dhe Nikollaq Neranxit sipas meje…
Besoj qe lexuesi I Perqasje.com duhet te kete lexuar disa replika publike midis 27.al Enkel Demit, historianit nga Maqedonia Arben Llala dhe biznesmenit te njohur ne Shqiperi Nikollaq Neranxit.
Ky I fundit I perket minoritetit grek te Himares, por qe ne daljet e tij te shumta publike, me rezulton se pothuajse nuk I eshte referuar kurre ketij dimensioni duke tentuar ti vesh vetes dimensionin qe nuk e ndan me te tjeret, pra shtetesine. Keli dihet qe eshte Cam 24 karatesh dhe me kontribute te spikatura ndaj Kauzes Came, ndersa Arben Llalla nje historian nga Maqedonia qe se fundi po merret politikisht me Kauzen came edhe pse Kauza shqiptare ne Maqedoni sigurisht qe ka po aq nevoje per mbeshtetje sa ajo came!
Po te shohesh qe ne titujt e publikuara nga 27.al, personalisht me rezultojne me pak etike profesionale ndersa I ndryshohet mbiemri nje biznesmeni shume te njohur dhe kjo sigurisht me qellime denigruese dhe vetem e vetem, pse konsiderohet grek!
Dihet qe mbiemrat familjeve u jane vene per arsye objektive dhe simbolizojne nje profesion, cilesi apo tradite te ketyre familjeve dhe ne te dyja rastet e autoreve, ndoshta dhe timin, mund te abuzohet me sinonimet e tyre, por nje profesionist nuk duhet te merret me kete ane kurresesi!
Ndersa, ndaj nje dimensioni te biznesit Neranxi kur perdoret edhe ironi duke definuar si “biznesmeni I erezave” duket fare e pavend! Mos ndoshta keta kolege duan qe ai te merret me Kanabis dhe droge sic eshte per fat te keq ne mode keto vitet e fundit…?!
Duket se ndaj kesaj situate biznesmeni Neranxi ka reaguar ndaj shkrimeve te tyre duke ju referuar avokatit dhe ka kerkuar qe shkrimet te hiqen. Ndoshta do ishte me mire qe avokati I biznesmenit te mos I sugjeronte klientit te tij heqjen e shkrimeve, por korrigjimin e tyre, por nuk besoj se ky reagim i Neranxit mund te trajtohet si kërcenim gjithesesi!
Padyshim qe pergjigja me nje shkrim ne gazeten “Panorama” e Nikollaq Neranxit, sipas meje ishte e duhura dhe perqasje.com e botoi te plote. Ky shkrim nuk I frynte ndasive, por zgjedhjes nese lexohet pa emocione. Gjithmone ka vend per reflektim nga te gjitha krahet dhe qe te shkohet tek zgjidhjet jo perplasja.
E drejta e Prones eshte Universale dhe jo etnike, apo kombetare!
Sipas meje, e Drejta e Prones eshte Universale e jo thjesht etnike e Kombetare dhe, nese dikush e sheh vetem ne dimensionin etnik, kombetar e cungon ate.
Personalisht brenda mundesive te mia kam ndihmuar per zgjidhjen e Kauzes came dhe respektimin e te drejtave te tyre te mohuara nga Greqia dhe besoj qe koleget e dine edhe pjesen jo publike te ketij kontributi modest.
Por padyshim qe, nese me kerkohet e me jepet mundesia, do te ndihmoj qe edhe te drejtat e Pakices greke ne Himare e kudo gjetke te reskpetohen. Nje zhvillim I tille demostron sigurisht koherence dhe jo politike extra nazionaliste e cila tingellon arkaike dhe vetem demton.
Kauza çame dhe Politika…
Kujtoj qe politikisht e drejta came ka patur nje zhvillim krejt racional gjate historise se Partia per Drejtesi dhe Integrim me ne krye Tahir Muhedinin dhe kur Camet dhe pakica greke ne Shqiperi shiheshin si dy ura qe lidhin dhe nuk ndajne dy kombet fqinje.
Ne ate kohe, pavaresisht se Camet nuk ishin prezent me identitet politik as ne Parlament as neper Keshilla bashkiak, u pritet nga autoritet europiane per here te pare si nje delegacion me kete identitet politik dhe po ashtu pranuan per here te pare ekzistencen e ceshtjes came.
Mbaj mend qe karshi kesaj qasje moderne politike te cameve u shfaq arkaik ne sy te opinionit te gjere kryetari I PBDNJ-se Vangjel Dule I cili mundi ta rrokte dot kete zhvillim pozitiv dhe as ti pershtatej dot ketij zhvillimi as ne syte e opinionit as ne syte e Europianeve.
Sipas meje, me politiken e me vonshme te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet me ne krye Shpetim Idrizin, nuk u mbajt kjo qasje politike dhe strategji e cila ne syte e Europes dhe SHBA-ve pa te cilat Kauza came nuk mund te zgjidhet kurresesi, nxirte palen Greke te pa interesuar per dialog dhe jo Komunitetin cam. PDIU mbajti nje qasje agresive ndaj pakices greke ne Shqiperi dhe Athines dhe padyshim te njeten qasje ka patur edhe PBDNJ me ne krye Vangjel Dulen, gje qe padyshim solli edhe probleme midis dy vendeve fqinje.
Padyshim qe per kete qasje te gabuar duket se kjo parti u shperblye me votat qershorit te fundit deri ne ate pike sa te vetmit politikane profesioniste te ketij oraganizmi politik te mos perfaqesohen ne parlament dhe sigurisht qe Komuniteti cam tashme pret levizje te tjera politike te cilat e perfaqesojne. Ndoshta eshte radha e Aleances Popullore me ne krye Artur Dojaken e cila ka demostruar ne vazhdimesi moral dhe racionalitet ne politike-berje. Koha do ta vertetoje gjithesesi se cilen nga palet do mbeshtese me vote Komuniteti cam
Pronat ne Himare dhe politika…
Ne artikujt e 27.al vecanerisht te historianit Arben Llalla qe sigurisht e njeh realitetin ne Shqiperi ne distance, aludohej me gezim qe mundesia qe paska patur biznesmeni Nikollaq Neranxi per te kandiduar si kryetar Bashkie ne Himare qenka djegur! Sipas tij prej nje levizje ne ambasaden greke ne Tirane te dikujt…
Persa une e kam ndjekur rastin e Himares dhe kontributin e Nikollaq Neranxit, qasjen e tij ndaj Pronave atje, kontributin e tij kundrejt organizimeve dhe prostestave demokratike kunder projekteve te qeverise “Rama” per tju imponuar himarjoteve pa I pyetur sic e do e drejta nderkombetare, sigurisht qe ne titull personal vetem mund ta komplimentoj ate per cka ka bere.