Regjistrimet në universitete, afati i fundit për raundin e dytë! Procedura për...

Regjistrimet në universitete, afati i fundit për raundin e dytë! Procedura për studentët me status jetimi dhe aftësi të kufizuara

44
0

 

Deri 7 tetor 2024 maturantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, me dokumentacion në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Brenda datës 16 tetor 2024, RASH përcjell në QSHA, në format shkresor dhe elektronik, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë, me të dhënat e përcaktuara në pikën 7, germa “H”, kreu II të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet në datat 8-9 tetor 2024. Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të kandidatëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, përcjellin në portalin U-Albania, listën e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik, brenda datës 9 tetor 2024.

 

“Pas përfundimit të raundit IAL-të brenda datës 8 tetor 2024 përcaktojnë me vendim të senatit akademik, programet e studimit që nuk aktivizohen në atë vit akademik për shkak se nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve të regjistruar për aktivizimin e programit, sipas parashikimeve në aktet e brendshme të IAL-ve. Vendimi i njoftohet ministrisë përgjegjëse për Arsimin, QSHA-së dhe studentëve të regjistruar në këto programe, afishohet në mjediset e tyre dhe publikohet në faqen e tyre zyrtare. Sekretaritë mësimore kryejnë çregjistrimin e këtyre studentëve në datën 9 tetor 2024″,-thuhet në udhëzim.

 

Sakaq, kandidatët e çregjistruar sipas pikës 1 dhe kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania që rezultojnë të paregjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të paplotësuara në të gjitha IAL-të, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme, në periudhën 10- 25 tetor 2024. Sekretaritë mësimore kryejnë regjistrimin e këtyre studentëve brenda datës 25 tetor 2024 në portalin U- Albania. Brenda datës 15 nëntor 2024, RASH përcjell në QSHA, në format shkresor dhe elektronik, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë, me të dhënat e përcaktuara në pikën 3, germa “J”, kreu II të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretarive mësimore në datat 07 – 11 tetor 2024. Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara pas vijës së kuqe në listë, brenda datës 18 tetor 2024.