Ish-velina e Xing, Kejvina Kthella është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e saj me atentatorin e akuzuar të 1 nëntorit, Redjan Rrajën. Redjan Rraja, i martuar në Krujë dhe me fëmijë, rezulton se ka patur një lidhje dashurie me Kejvinën dhe se kanë jetuar bashkë.
Tashmë ai është i arrestuar, dhe Kejvina vijon jetën e saj në spektaklin “Dance With Me”.
Mbrëmja e djeshme ishte relaksuese për modelen, e cila u pyet se si e imagjinon burrin e ëndrrave. Këtu ajo tha se kur të martohej do të vinte sërish në “Dance” për të folur për burrin.
“Nuk e di se nuk e kam menduar, kur të martohem do vij këtu”,-tha Kejvina.
Ta ketë patur për Redjanin? Mbetet për t’u parë…
Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.
Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar