“Kur të martohem do vij këtu”, Kejvina Kthella flet për Redjan Rrajën?...

“Kur të martohem do vij këtu”, Kejvina Kthella flet për Redjan Rrajën? Velina pyetet për burrin e ëndrrave

899
0

 

Ish-velina e Xing, Kejvina Kthella është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e saj me atentatorin e akuzuar të 1 nëntorit, Redjan Rrajën. Redjan Rraja, i martuar në Krujë dhe me fëmijë, rezulton se ka patur një lidhje dashurie me Kejvinën dhe se kanë jetuar bashkë.

Tashmë ai është i arrestuar, dhe Kejvina vijon jetën e saj në spektaklin “Dance With Me”.

Mbrëmja e djeshme ishte relaksuese për modelen, e cila u pyet se si e imagjinon burrin e ëndrrave. Këtu ajo tha se kur të martohej do të vinte sërish në “Dance” për të folur për burrin.

“Nuk e di se nuk e kam menduar, kur të martohem do vij këtu”,-tha Kejvina.

Ta ketë patur për Redjanin? Mbetet për t’u parë…

 Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar