Kur do martohen Geti dhe Marina?!

Kur do martohen Geti dhe Marina?!

901
0

marina-vjollca-dhe-getoar-selimi-1-1

Pasi më në fund e ndërprenë sagën e mos shfaqjeve publikisht e mos pranimit të lidhjes, Geti dhe Marina, një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit shqiptar konsoliduan një lidhje të fortë duke u shndërruar në dyshe model për t’u ndjekur.

Përjashto disa kriza të vogla, normale për çdo çift, gjërat për Getin dhe Marinën shkuan aq mirë saqë në fillim të verës u nis të përmendej edhe martesa.

Nga burime pranë rrethit familjar dhe shoqëror nisën të përmenden edhe lista të të ftuarve dhe data eventuale.

Muaji Tetor u përmend si opsion real i mbajtjes së ceremonisë luksoze të kurorëzimit por duket se planet kanë ndryshuar dhe martesa të paktën për muajt e mbetur të 2016-tës vështirë se do të ndodhë.

Mbetet të shihet me kohën nëse reperi dhe prezantuesja verën e 2017-tës do ta kenë moment kur edhe do t’i japin fund beqarisë. /Prive

Shperndaje