Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 39-vjeçar.
Mësohet se shtetasi A.LL., ka kundërshtuar policinë dhe ka thyer traun hyrës në port me makinën e tij ‘Land Roveri’.
Sakaq, bëhet me dije nga policia se 39-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë tashmë ai pritet të përballet me akuzat për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore’ dhe ‘Shkatërrim prone’.