Kundërshtojnë prishjen e banesave, përleshje mes banorëve dhe policisë te Bregu i...

Kundërshtojnë prishjen e banesave, përleshje mes banorëve dhe policisë te Bregu i Lumit në Tiranë

418
0

Disa banorë të Bregut të Lumit në Tiranë janë duke u përplasur me policinë.

Mësohet se banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i rrugës. Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.

Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie. Po ashtu i pranishëm është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.