Kosova në Formumin :”Roli i Shtetësisë në Agjendën Globale – 2030”, organizuar...

Kosova në Formumin :”Roli i Shtetësisë në Agjendën Globale – 2030”, organizuar nga Misionet e Koresë dhe Katarit në OKB

582
0

Beqir SINA – New York

UN – NEW YORK – Më 9-10 qershor 2017, Përfaqësuesit diplomatik, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York (OKB), udhëheqësit e Shoqatave të Kombeve të Bashkuara (UNAs) në mbarë botën të cilët janë zgjedhur si Komiteti Ekzekutiv i tanishëm u takuan këto në Nju Jork, për dy ditë për takimin e 216-të të Komitetit Ekzekutiv, Anëtarët diskutuan mbi zbatimin e :” Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe aktivitetet e vazhdueshme të Federatës Botërore të Shoqatave të Kombeve të Bashkuara dhe UNAs në vende të ndryshme të globit”.

Fotografia e Beqir Sina

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv u informuan nga Ambasadoria Sofie Borges, Këshilltare Speciale në Zyrën e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, e cila foli për përfshirjen e Objektit 16 në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm, rëndësinë e institucioneve të forta dhe monitorimin e zbatimit dhe përparimit. Ajo gjithashtu foli për përvojën e saj duke vënë në praktikë në vendin e saj në Timor Leste, çështje të tilla me përmasa globale.Lakshmi Puri, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i UN Women, gjithashtu informoi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv gjatë takimit dy ditor. Ajo foli për misionin dhe objektivat e UN Women, dhe si të përfshijnë të gjithë vendet anëtare të OKB -ës, në arritjen e barazisë gjinore.

Fotografia e Beqir Sina

Takimi i radhës i Komitetit Ekzekutiv të WFUNA, u tha se do të zhvillohet në New York City gjatë tetorit 2017. Ambasadorja Teuta Shatiçija Konsulle e Përgjithshe e Republikë së Kosovës në Kombet e Bashkuara , e cila mori pjesë duke përfaqësuar Republikën e Kosovës, pyeti përfaqësuesit e këtyre vendeve dhe organizatave të respektuara për përfshirjen më të madhe të Kosovës në programet e OKB-së, WFUNA, UNESCO

Fotografia e Beqir Sina

Kosova është një vend i ri me popullsinë e re, tha Sahatçia, dinamike dhe të gjallë që mund të përfitojë nga këto projekte, por gjithashtu mund të japë një vlerë të shtuar në Edukimin për Qytetarin Botëror.

Fotografia e Beqir Sina

Ajo spjegojë se ka qenë regjimi i egër i Millosheviqit, ai që bllokoi arsimin për studentët shqiptarë në vitet ’90 , andaj tha Ambasadorja e Kosovës në Kombet e Bashkuara regjimet që i parandalojnë njerëzit nga edukimi janë regjimet e së kaluarës së errët. “Sot, nuk është koha e ndarjes, izolimit dhe bllokimit të studentëve të tjerë që të jenë pjesë e Edukimit Global”, tha ajo, duke shtuar se: “Tash është koha për hapjen e mendjes dhe kufijve dhe lirimin e potencialit të pabesueshëm që ofron arsimi për botën.Kështu është koha për të mbështetur Kosovën për t’u bërë anëtare zyrtare e UNESCO-s për arsimin, për shkak të shkencës, sepse bota e sotme që nuk toleron përjashtimin!” tha Ambasadorja Teuta Shatiçija Konsulle e Përgjithshe e Republikë së Kosovës në Kombet e Bashkuara.