Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të pezulluhon të gjitha aplikimet për pasaporta dhe për karta identiteti der më datë 3 prill, për shkak të koronavirusit.
“Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha instutucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB- 0694134779″ – thuhet në njoftimin e Minsistrisë.
Ministria, ka shtuar se përjashtohen rastet kur do të ketë kallëzime në polici dhe sugjerohet që kallëzimet të bëhen me shkrim, në mënyrë që të ndërpriten kontaktet fizike.
Me tej ka shtuar se aplikimet do të pranohen vetëm në rrugë digjitale, në adresat e instutucioneve përkatëse. Pra nëprmjet portalit e-albania.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.