Londer
Shoqata Ardhmeria festoi 15 vjetorin me Ditën e Komunitetit, Festën Ndërkombëtare të Fëmijëve e cila përkon me 1 Qershorin po ashtu edhe festimin e përfundimit të vitit shkollor. Si organizator kryesor z.Lutfi Vata së bashku me stafin e pa lodhur bashkuan energjitë dhe pasionin për një përfaqësim sa dinjitoz por edhe cilësor të traditës dhe kulturës shqiptare, në Londër.
Komuniteti u nderua nga prania Ambasadorit shqiptar z.Qirjako Qirko, nga përfaqësuesit e shtetit Anglez,
Mayor i Brent Mrs
Orleen Hylton
Deputet Mayor i Barnet Tony Vourou
Nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me përfaqësuese z. Mirela Thanasi.
Me pjesëmarrjen e z. Abedin Bajraktari dhe z. Edrin Gjoni.
Të pranishëm BAAA ( British Albania Artist Association) z.Tomorr Kokona.
Poeti Xhavid Gasa dhe Daniel Nikolli etj.
Në fjalën e hapjes përshëndeti z.Lutfi Vata, i cili i nderoi me një mirënjohje të lartë, Ambasadorin z. Qirjako Qirko për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë mandatit të tij si përfaqësuesi më i lartë i Shtetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe znj. Mira Brazhda për punën e saj vullnetare, prej shumë vitesh, në menaxhimin me ndërgjegje profesionale, të fondit ekonomik të shoqatës Ardhmeria.
Ky event u organizua në bashkëpunim me shoqatën “ Arbëria “, “Grupi artistik shqiptar në Londër”, “Grupi
BACK / UCL DANCING GIRLS“ dhe “ DJ Kastrati” .
Në parkun Childs Hill Park edhe se temperatura atmosferike ishte e lartë, ai park përplot nga komuniteti shqiptar por edhe nga dashamirës anglez dhe të komuniteteve të tjera të pranishme në Londër, gëzuan, kënduan, kërcyen duke ndarë edhe tavolinat e shtruara nga amvisat duararta shqiptare, nënat e nxënësve të shkollës Ardhmeria, bujarinë shqiptare.
Ka shumë detaje për të folur duke filluar nga fëmijët e shkollave “Ardhmeria” me përformancën e tyre të shkëlqyer në gjuhën shqipe.
Ata përcollën me anën e një krijimi në letër, ku ishin shenjat e duarve e tyre me ngjyra, të drejtat e fëmijëve.
Për herë të parë iu drejtua një letër publike, e hapur, falenderimi prindërve të mrekullueshëm në të dyja gjuhët.
Letrën e lexoi në shqip e reja Dorina Kozhani.
Fëmijët morën certifikatat e përfundimit të vitit akademik shkollor 2022-2023, të përgëzuar në veçanti nga Ambasadori Qirko së bashku me autoritete angleze dhe shqiptare të pranishme aty dhe mësueset e tyre Aida, Anila, Albana, Vlora.
Tradita Popullore, znj.Edlira Sula dekoroi ambjentin pranë banketit me kostume të larmishme si ekspozitë popullore në natyrë.
Një kornizë e realizuar me punë krijuese, e varur në një degë peme, priti të bëheshin fotot më të bukura origjinale të festimit shkollor edhe kjo ishte një surprizë e re e shkollës.
Performancat poetike nga Sokol Cahani dhe Vlora Vladi një tjetër përmasë artistike me nivel ua ngriti peshë entuziazmin të pranishme. Zëri i aktorit i përcjellur në jehonën e parkut ushtoi me Gjuhën shqipe të Fishtës!
Këngëtari Bledi Polena, një tjetër interpretim emocionues i këngës shqiptare, i gëzoi të gjithë.
Kristina Shyti, me freski rinore, prezantoi programin e larmishëm artistik.
Park Caffe me z. Avni Sopi i dha mundësinë të gjithëve për një shërbim të mirë.
Popujt duke e njohur njëri – tjetrin në thelbin e kulturës e vlerësojnë, pa paragjykim, të mirën që të gjithë përcjellim.
Një falenderim për të gjithë e veçanërish nxënësit, prindërit dhe stafit pedagogjik shkolla shqipe “ Ardhmeria”.