Nga Oerd Bylykbashi
Edi Rames sot i duhet nje vendim gjykate qe t’i justifikoje votimet antikushtetuese qe ka urdheruar per daten 30 qershor. I duhet nje vendim gjykate kunder Dekreti te Presidentit, i nxjerre mbi bazen e Kushtetutes, i botuar ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise dhe qe ka hyre ne fuqi. Per kete ka dale ne pazar per te gjetur nje gjykate qe i bindet. ODIHR e quan “forum shopping”.
Edi Rama ka parafabrikuar nje proces ankimor ku nje parti aleate e tij kerkon qe te c’regjistrohet nga zgjedhjet meqe Dekreti i Presidentit ka anuluar daten e zgjedhjeve. “C’te keqe ka ketu, aleati i Rames njeh Dekretin?!” do pyesnin naivet. Po shkresarucet e PS e kane trumbetuar me kohe planin qe me kete vendim Rama do te marre konfirmimin e vendimit te tij qe votimet te behen me date 30 qershor.