Klosi: S’do lejohet asnjë gurore në perlën e turizmit shqiptar

Klosi: S’do lejohet asnjë gurore në perlën e turizmit shqiptar

427
0

 

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit është shprehur se nuk do jepet asnjë leje mjedisore që do krijojë gurore në Kolonjë, pranë “Farma Sotira”, perlës së agroturizmit shqiptar. Ka qenë vëtë ministri Blendi Klosi që ka dhënë një lajm të tillë, duke sqaruar për NewsBomb.al se asnjë firmë private nuk do të marrë një leje të tillë për të shfrytëzuar mjedisin në atë zonë. Zbatimi i projektit të gurores është kundërshtuar me forcë edhe në dëgjesën e bërë disa ditë më parë nga banorët e zonës të cilët kanë firmosur kundër. Në këtë pikë, ministria duket se është e bindur për mos ta lënë në dorën shkatërrimtare të privatit, atë që e ka ndërtuar bujarisht natyra.