Kjo kurë me rigon dhe vaj ulliri është ideale për rrugët e...

Kjo kurë me rigon dhe vaj ulliri është ideale për rrugët e frymëmarrjes

355
0

Rrugët e frymëmarrjes janë rregullisht të ekspozuara ndaj toksinave, viruseve dhe baktereve të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Detyra e sistemit imunitar është që të na mbrojë kundër tyre falë prodhimit të antitrupave. Megjithatë ka raste kur sistemi i frymëmarrjes ka nevojë për një ndihmë shtesë të përballojë sulme të njëpasnjëshme.

E vërteta është se edhe nëse njeriu ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor apo stil jetese, nuk i shpëton dot ndotjes së ajrit, substancave kimike dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Për pasojë, njeriu përballet me të ftohurën e përsëritur, kollën, bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes që mund të bëhen kronike. Sipas të dhënave, një nga kurat më të mira në mbrojtje të rrugëve të frymëmarrjes është rigoni me vajin e ullirit.

 

Përbërësit:

1 kërcell i freskët rigoni, ose dy lugë çaji rigon i thatë

1 filxhan çaji me vaj ulliri

 

Përgatitja :

Lajeni rigonin nëse është i freskët dhe lëreni të thahet. Nëse është i thatë merrni dy lugë çaji me rigon Më pas shtypeni në një enë. Rigonin e shtypur transferojeni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit. Kavanozin mbajeni në një vend të freskët dhe të errët për 2-3 javë. Çdo dy ditë hiqeni kapakun dhe përziejini përbërësit me një lugë druri. Kur rigoni të jetë tretur mjaftueshëm, kullojeni dhe përdoreni vajin.

 

Si Ta Përdorni Kurën E Vajit Të Ullirit Me Rigon

Sipas informacioneve rekomandohet pirja e gjysëm luge çaji me këtë vaj esëll në mëngjes. Nëse aroma është shumë e fortë, atëherë treteni në një gotë me ujë ose lëng frutash. Në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes merreni kurën jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje përpara gjumit. Ky vaj mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në kraharor për të larguar bllokimin. Kura duhet të përdoret për 2 javë deri sa shëndeti juaj të përmirësohet.

 

Vlerat E Kurës Së Vajit Të Ullirit Me Rigon

Kombinimi i rigonit me vajin e ullirit krijon një antibiotik natyral që lufton inflamacionin. Kjo kurë është ideale për pastrimin e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Vaji i ullirit dhe rigoni janë shumë të pasur me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Kura e bën imunitetin më të fortë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke furnizuar organizmin me magnez, kalçium dhe hekur. Kjo kurë është e shkëlqyer për përmirësimin e tretjes dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Atë mund ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës, tensionit muskular e të tjerë. Ajo përbën një masë të shkëlqyer parandaluese pa efekte anësore./AgroWeb