Kjo është pasuria e Menduh Thaçit

Kjo është pasuria e Menduh Thaçit

635
0
thaci3-640x425
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili pasurinë e tijë e ka paraqitur në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit..
Zyrtarisht, Menduh Thaçi ka pasuri prej 33.155.796 denarë apo në kundërvlerë me euro: 537.816 euro.
Kryetari i PDSH këtë pasuri e ka të ndara në disa elemente, duke numëruar këtu, shtëpitë, veturat dhe kartelat e kursimit. Vlen të theksohet se në vitin 2012, Thaçi ka marrë një kredi prej 4.612.500 denarë që në euro kap vlerën: 75.000 euro. Këtë kredit i pari i PDSH-së duhet ta kthejë deri në vitin 2022.
Më poshtë ju sjellim edhe detajisht pasurinë e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi:
-Shtëpi me kopsht me gjithësejt 1.186 metër katrorë. Këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 13.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 211.382 euro. Këtë pasuri, Thaçi e ka trashëguar nga prindërit.
-Shtëpi me kopsht dhe me objekt afarist me gjithësejt 455 metër katrorë. Edhe këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 4.575.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 74.390 euro. Këtë shtëpi Thaçi e ka blerë.
-Veturë BMW e vitit 1996 që kap vlerën e 3.075.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.
-Veturë Peugeot e vitit 2005 që kap vlerën 430.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 7.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.
-Ka dhënë borxh prej 22.300 euro apo në kundërvlerë me denarë: 1.371.450 denarë. Për paratw e borxhit, Thaçi nuk e ka deklaruar prejardhjen.
-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 1.463.198 denarë apo në kundërvlerë me euro: 23.791 euro.
-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 98.984 euro apo në kundërvlerë me denarë: 6.087.516 denarë.
-Ka kartelë kursimi prej 3.134.416 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.966 euro.
-Kryetari i PDSH-së ka edhe një kredit që duhet ta kthejë deri në vitin 2022 i cili është ngritur në vitin 2012. Vlera e kreditit të huazuar nga Thaçi është 4.612.500 denarë apo me euro: 75.000 euro.
Media ka kontaktuar edhe Luan Tresin, zëdhënësin e PDSH-së për t’u deklaruar për pasurinë e kryetarit të partisë së tij. Për 24 orë nuk kemi përgjigje./Telegraf/
Shperndaje