Kërkesa për shkarkim/ Meta sot para Komisionit, ja kush e shoqëron

Kërkesa për shkarkim/ Meta sot para Komisionit, ja kush e shoqëron

470
0

Presidenti Ilir Meta do të jetë sot përballë Komisionit Hetimor që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij. Kuvendi ka thirrur kreun e shtetit në orën 10:00, ndërkohë që ky i fundit do të paraqitet aty në 09:59.

Meta Meta iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kuvendit për të qenë i pranishëm para Komisionit, duke konfirmuar kështu prezencën e tij, ku do të merret në pyetje në lidhje me zhdrekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhje, për të vendosur një tjetër të re.

Ndërkohë Meta do të shoqërohet nga Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj si dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

.