Këngët e “Top fest” dhe “Kënga magjike” që do të mbahen mend...

Këngët e “Top fest” dhe “Kënga magjike” që do të mbahen mend gjatë, edhe pse nuk fituan çmimin e parë

397
0

Muzika na shoqëron pothuajse në çdo moment të ditës e mes vargjeve të tyre shpesh gjejmë një pjesë të vetes. Mes shumë rrymash dhe ritmesh që dëgjohen kohët e fundit, ka gjithmonë një moment kur bëhemi nostalgjik, duke u kthyer pas në kohë për të dëgjuar disa këngë të cilat kanë lënë gjurmë në memorien tonë.

Ndoshta nuk janë vlerësuar me çmime të mëdha, por kanë qenë hite të asaj kohe, padyshim të bukura sa kanë ngelur në kujtesën tonë aq sa t’i dëgjojmë edhe pas shumë vitesh. Dy nga kompeticionet më të ndjekura, “Top fest” dhe “Kënga magjike”, na kanë dhënë hite të padiskutueshme, të cilat sot kemi vendosur t’jua sjellim në trajtën e një kolazhi. Duhet thënë se nuk mjaftonte një përmbledhje prej 30 këngësh për secilin festival për të risjellë të gjitha këngët e bukura nga të gjitha edicionet. Lista do të ishte shumë e gjatë, pasi vërtet muzika jonë është e pasur, me këngëtarë që bëjnë hite, ndoshta jo me klikime marramendëse por të kënaqshme për veshin dhe shpirtin. Ndiqni në vijim dy përmbledhje me këngët më të bukura të “Top fest” dhe “Kënga magjike” që janë bërë hite edhe pse nuk kanë fituar çmim të parë.

“Top fest” ndër vite:

 

“Kënga magjike” ndër vite: