- “Kur ti vjen në restorant vetëm 30 minuta para se ta mbyllim. Duhet ta dini që në ato momente ju urrejmë.”
- “Ti mund të duash të ndryshosh çdo detaj të ushqimit tënd, në mënyra nga më të çuditshmet, por nëse je i sjellshëm dhe i kuptueshëm e bëj me shumë dëshirë. Nëse fillon të më urdhërosh pa pikën e mirësjelljes me shumë gjasa do të marrësh si përgjigje: “Më vjen keq, nuk e kemi këtë.” Edhe nëse e kemi!”
- “Gjykoj shumë seriozisht ata që thonë ‘a mund të nxitosh të lutem’? A thua se të tjerët që janë para jush do të të lirojnë radhën vetëm se ti nuk ke kohë. Çfarë dreqin është kjo kërkesë?”
- “Mua më acarojnë kur më pyesin se çfarë ka restoranti. E ke menunë para, thjesht duhet të heqësh sytë nga telefoni dhe u zgjidh.”
- “Urrej kur ata porosisin dhe në momentin që unë jua dërgoj më thonë që nuk ishte kjo çfarë kisha porositur, kur në fakt ishte fiks ajo.”
- “Kur njerëzit ankohen për çmimet e ushqimeve ose për diçka që nuk e kemi. Nuk e di nëse janë të vetëdijshëm që kjo s’është në dorën time.”
- “Mua më acarojnë prindërit që i lënë fëmijët gjatë gjithë kohës në telefon kur ushqehen. Gjëja më e tmerrshme që mund t’i bësh fëmijës, të mos e mësosh të fokusohet tek ushqimi dhe të mos ketë respekt për atë që shërben, veçanërisht në momentin që porosit.”
- “Kur fillojnë pyesin për çdo gjë që kemi në menu. Mund të të përgjigjem për 2-3 gjëra, por jo për çdo element.”
- “Kur duan të ndërrojnë pelenat e bebit në tavolinë ndërkohë që të tjerët po hanë. Eshtë e tmerrshme zonjë, mos e bëj më!”