
Moderatorja Brunilda Lahe ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë publike pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Hanës. Bruna tregoi se ishte hera e parë që largohej nga e bija, për të cilën po kujdesej motra e moderatores. Teksa fliste për vajzën e saj dhe për historinë që fshihej pas emrit të vogëlushes Hana, Bruna nuk i ndali dot lotët.
“Është hera e parë që e kam lënë vetëm dhe prandaj jam kështu. Motra më ka çuar foto në këtë moment dhe tani po fle. E kam lënë me motrën,”-tha moderatorja.