Kalkulimet e para/ Kush mbetet jashtë Parlamentit

Kalkulimet e para/ Kush mbetet jashtë Parlamentit

364
0

Nga të dhënat paraprake që jep KQZ, zgjedhjet në Shqipëri duket se i ka fituar e majta, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama. Deri në orën 10:30 KQZ thotë se janë numëruar 38,06 % e votave. Duke bërë një kalkulim paraprak, shohim se disa politikanë të njohur mund të mbeten jashtë parlamentit, mes tyre, Ben Blushi LIBRA, Arben Ristani PD, Mesila Doda PDIU, Agron Duka PAA, Nard Ndoka, PDK, Luciano Boci PD, etj.  Duke bërë një vëzhgim më të detajuar sipas qarqeve, në bazë të votave të numëruara deri tani (theksojmë nuk është rezultat përfundimtar) PS duket se ka siguruar 17 mandate në Tiranë, PD 11, LSI 5 mandate dhe PDIU 1 mandat.

Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste dhe ka një ngushtim të rezultatit. Deri në orë 10:13 janë numëruar 37.09% . Duket se Shkodra i ka dhënë mandatin Tom Doshit që garoi për PSD, dhe mori kryesisht vota në Vaun e Dejës. Nga numërimi i 55 kutive te para ne Qarkun e Durresit, PS kryeson me 56,29%, e ndjekur nga PD nen 29,35% te votave. Në Durrës, mund të mbetet jashtë Agron Duka kreu i PAA, i cili garoi në listat e PD-së. Nga numërimi i 130 kutive te pare te votimit ne Qarkun e Elbasanit, PS merr mbi 51% te votave. Ndersa LSI ka me shume vota se sa PD. Nga radhët e PDIU mund të marrë një mandat edhe Aqif Rakipi, edhe pse ende është në pikëpyetje. Në Vlorë, gjithashtu PS është në avantazh te thelle ndaj PD dhe LSI. Keshtu, nëse PD nuk merr mandatin e 4 në qytetin bregdetar jashtë parlamentit do të mbetet një nga figurat kryesore të PD, Arben Ristani. Ndërsa duket se e ka siguruar prezencën, Vangjel Duke i PBDNJ. Në Lezhë, gjithashtu që ka qenë bastion i djathtë mandat mund të shkojnë barazim, 3 PS, 3 PD dhe 1 LSI. Kështu mbetet jashtë me gjasë, publicisti i njohur Prec Zogaj. Sakaq, as Gjergj Bojaxhi që garoi me partinë Sfida nuk ka arritur të marrë një mandat. Të paktën deri tani… Theksojmë se rezultatet mund të ndryshojnë pasi ka ende shumë vota për tu numëruar.

 

***

 

Listë/Emra nga PD që mund të mbeten jashtë parlamenti

 

Astrit Veliaj

 

Edmond Isaku

 

Agron Duka

 

Luciano Boçi

 

Olsi Çukaj

 

Roland Bejko

 

Andrea Mano

 

Alban Zeneli

 

Prec Zogaj

 

Nard Ndoka

 

Gert Bogdani

 

Arben Ristani