Jo vetëm Erion Veliaj, Dita e Verës shtyhet dhe nga një kryebashkiak...

Jo vetëm Erion Veliaj, Dita e Verës shtyhet dhe nga një kryebashkiak i PD

352
0

Jo vetëm Tirana, është dhe një qytet tjetër, që drejtohet nga një kryebashkiak nga radhët e demokratëve, që ka shtyrë festimet e Ditës së Verës.

Kryetari i bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli ka vendosur që festimet për “Ditën e Verës” dhe “Hapja e Sezonit Turistik 2019” të shtyhen në datën 17 Mars.

“Eventi “Dita e Verës” shtyhet në datë 17 mars! Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike në datën 14 Mars, festimet për “Ditën e Verës” & “Hapja e Sezonit Turistik 2019” shtyhen në datën 17 Mars. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe ju presim ditën e dielë për të festuar së bashku”, thuhet në sqarimin zyrtar të Bashkisë së Përmetit.

Niko Shupuli, i cili është zgjedhur në vitin 2015 Kryetar i Bashkisë Përmet, si përfaqësues i Partisë Demokratike, detyrë të cilën e ushtron edhe në vazhdim, fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve këtë të dielë, ku reshjet do i lënë vend motit të ngrohtë dhe qiellit plot shkëlqim mbi qytetin e luleve.