“JO” e Francës, KRYEMADHI: Kjo është të ngresh ARMËT, dhe të bësh...

“JO” e Francës, KRYEMADHI: Kjo është të ngresh ARMËT, dhe të bësh REVOLUCION

319
0

“JO” e Francës, KRYEMADHI: Kjo është të ngresh ARMËT, dhe të bësh REVOLUCION

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim dhe është kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa reformuar më parë Bashkimin Europian.

Kryemadhi tha se faji bie mbi qeverinë shqiptare, pasi është ajo që ka krijuar kushtet e vendosura nga Gjermania. Po keqqeverisja, sipas kryetares së LSI-së, është shkaktare për shpërnguljen masive të popullsisë nga Shqipëria.

Çështjen e azilkërkuesve shqiptarë e përmendi edhe Macron ditën e sotme, duke thënë se nga Shqipëria janë me mijëra.

Kryemadhi tha në studion e “Fax Neës” se kjo situatë kërkon “të ngresh armët dhe të bësh revolucion”.

Është politika shqiptare ajo që ka krijuar kushtet, nëse Shqipëria do të ishte mirë, pse ikin shqiptarët në azil? Nëse ti ke një shpërngulje të popullsisë në atë masë që kemi sot, vjen si rjedhojë e keqqeverisjes. Po të lexosh raportet e ekonomisë dhe të DASH, duhet të ngresh armët dhe të bësh revolucion. Por ka një problem, ne nuk na bën më përshtypje asgjë, ka patur një inflacion të madh informacioni. Në këtë dehrexhe ka arritur familja shqiptare, që kur bie në gjumë thotë sot ia arritëm e kaluam ditën, por si do t’ia bëjmë nesër,” tha Kryemadhi.