“Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi”, Genc Prelvukaj i uron përvjetorin Eni Koçit nga karantina

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ndryshe nga herët e tjera, ditën e përvjetorit të dashurisë e kanë festuar në karantinë.

Mirëpo, planet e çiftit nuk kanë shkuar siç duhet. Dyshja kishin planifikuar që këtë ditë speciale ta kalonin në Maltë, por për shkak të masave të ndërmarra si rrjedhojë e përhapjes së koronavirusit ata janë detyrurar të qëndrojnë në izolim. “E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë”- janë fjalët e Gencit dedikuar partneres së tij.

 

Gjithashu edhe këngëtarja ka postuar në ‘InstaStory’ foto të çiftit, ndërsa krahas postimit shkruan: Gëzuar përvjetorin.

foto galeri

Author: vizional