“Je shumë e mirë”/ Ovacione nga banorët pas komplimentit të Ledri Vula, ja çfarë deklaroi Beniada

 

Këngëtari Ledri Vula u bëri një surprizë të premten gjatë spektaklit të Big Brother VIP dy miqve të tij të ngushtë, Dj PM dhe Dagz.

Gjatë takimit me banorët e tjerë, ai ka shprehur komplimente për Beniadën duke i thënë “je shumë e mirë”.

Kjo ka sjellë reagimin të gjithë banorëve, të cilët shpërthyen në të qeshura.

Beniada është një ndër personazhet më të dashur në shtëpinë e “Big Brother Vip” me një karakter të veçantë dhe pozitiv.

Më herët gjatë spektaklit bukuroshja tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në shtëpi.

“Isha duke larë enët dhe aty u afrua Claudio pa bluzë, duke treguar abdominalet. Më ra gota nga dora, u thye”, tha modelja, rrëfim ky që shkaktoi të qeshura në publik.

Author: vizional