
Fifi ka pranuar se zemra e saj është e thyer për shkak të një dashurie të pamundur.Por këngëtarja ka vendosur që të mos e zbulojë kurrë emrin e tij. Së fundi ajo pranoi se është e dashuruar me të kokë e këmbë, ndërsa nuk dha shumë detaje se përse kjo dashuri është e pamundur. “Je e dashuruar?”- u pyet ajo nga banorët e një lagje gjatë një interviste me moderatorin Ardit Gjebrea për emisionin “E diela shqiptare”. “Shumë. Jam shumë. Këtë pyetje nuk duhet të ma kishit bërë se më prishet grimi,”- iu përgjigj ajo.
Intervista:
Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?
Fifi: Me veten gjithsesi. Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë të cilin kam vendosur që të mos ia tregoj kurrë emrin në jetën time.
Ardit Gjebrea: Një ditë do ta marrim vesh apo jo?
Fifi: Nëse një ditë duhet të dalë, të dalë.
Ardit Gjebrea: Nëse do të ketë mend në kokë që të të meritojë
Fifi: Ai mend në kokë ka por …
Ardit Gjebrea: Dasmën do ta bësh në Prishtinë apo Tiranë?
Fifi: Duhet ta shikoj akoma nuk e kam vendosur. Do ta bëj si e do tradita shqiptare, një javë dasmë.
Ardit Gjebrea: Një ditë do vijmë të bëjmë dasmën këtu sepse këtu nisi.
Fifi: Këtu do të vijmë të bëjmë dasmën kur të më japë unazën, nëse me jep ndonjëherë.